POLITIKE

Fitorja e VMRO-së shqetëson Greqinë, Mitsotakis i prerë: Mos të dëgjojmë ato që u thanë para zgjedhjeve!

Rezultati i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, që pa partinë nacionalistë VRMO-DPMNE, të fitonte e vetme gati gjysmat e ulëseve në Parlamentin me 120 ligjvëmës, duket se ka shqetësuar Greqinë.

Në një intervistë për televizionin Alpha, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka rikujtuar Marrëveshjen e Prespës, të firmosur mes paraardhësit të tij në detyrë Aleksis Tsipras dhe ish-kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, në qershor të 2018-ës.

Ai i dërgoi një mesazh të rreptë dhe të qartë udhëheqjes së re politike të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se “do të kemi probleme nëse retorika e shprehur para zgjedhjeve do të dëgjohet edhe pas tyre”.

“Po i shikoj me shqetësim disa nga deklaratat e zyrtarëve të VMRO-së dhe do të pres qëndrimin zyrtar të ushtruesit të detyrës së kryeministrit për të parë se si do t’i referohet emrit të vendit të tij. Unë personalisht nuk jam pajtuar me Marrëveshjen e Prespës . Por unë e pranova marrëveshjen në kuadrin e vazhdimësisë së shtetit dhe e kuptova se, pavarësisht mosmarrëveshjes sime, duhej ta respektoja. Të njëjtat kërkesa ekzistojnë edhe tani nga lidershipi i Maqedonisë së Veriut. Unë dua të shpresoj që ajo që është shprehur para zgjedhjeve nuk do të dëgjohet pas zgjedhjeve. Nëse kjo ndodh, do të kemi probleme.”

Një koment të shkurtër, Mitsotakis e pati sërish edhe për takimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama me emigrantët, që do të zhvillohet nesër në Athinë.

“Greqia është një vend demokratik, çështja mori përmasa më të mëdha. Vendi nuk mund ta pengonte një lider të bënte një vizitë private dhe të fliste me bashkatdhetarët e tij”, pohoi shefi i ekzekutivit Helen.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

6 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

7 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

7 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

11 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

12 orë ago