POLITIKE

Fjala “koti” përplasi ashpër VV-në dhe LDK-në, kryetari i Komisionit për Legjislacion tregon nëse po e shqyrtojnë si gjuhë fyese

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja, dy ish-partnerët qeverisës në seancën e së martës (23 qershor) të kësaj jave që po e lëmë pas u përplasën keq me njëra-tjetrën.

E gjitha nisi pasi deputeti i VV-së, Artan Abrashi, e kishte quajtur qeverinë Hoti ilegale dhe Avdullah Hotin kryeministër “Koti”.

Kjo gjë kishte bërë që të reagoj fuqishëm kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, të kërkonte përjashtimin nga salla të deputetit të VV-së, ose ky i fundit ta tërheq fjalën.

Por asnjëra nuk ndodhi. As deputeti Abrashi nuk e tërheqi fjalën dhe as nuk u morën masa ndaj tij.

Në mbështetje Abrashit i doli kryetari i grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, i cili kishte thënë se LDK-ja le ta harron që largon deputet të VV-së nga salla, ndërsa kishte thënë se fjala koti s’është gjuhë jo parlamentare.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, nuk e kishte hedhur në votim mocionin procedural të kërkuar nga deputeti i LDK-së, Arben Gashi duke thënë se do të kërkoj nga Komisioni për Legjislacion që të konstatoj nëse fjala koti është shkelje apo gjuhë jo parlamentare.

“Sipas interpretimeve të administratës nuk mund të kërkohet mocion procedural, në qoftë se mendoni se ka shkelje të rregullores apo drejtave të deputetit mund ta dërgoni për interpretim në komisionin përkatës”, tha Osmani.

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka kontaktuar kryetarin e Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj për ta pyetur nëse ka shkuar për shqyrtim në komisionin që udhëheq ai nëse fjala koti është fyese.

“Ende nuk ka ardhur kërkesa në Komision, nëse vjen, Komisioni do ta shqyrtoj në pajtim me kompetencat dhe me dispozitat e Rregullores së Punës të Kuvendit!”, ka thënë Manaj për Reporteri.net.

Kujtojmë se kryekuvendarja Osmani ka thënë se në momentin që Komisioni për Legjislacion e konstaton se fjala koti është fyese, atëherë ajo do t’ia ndaloj deputetëve që ta përdorin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

9 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

11 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

11 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

15 orë ago