Flamur Noka sfidon ligjin, e parkon makinën luksoze në pedonale…por gjobitet nga policia bashkiake

Të qenit politikan nuk do të thotë që ligji nuk zbatohet mbi ty. Teksa opozita nuk ndal kritikat për qeverinë se po shkel ligjin me vendimet e marra, flasin për drejtësi, Gjykatë Kushtetuese, duke se këto janë vetëm deklarata politike, një “armë” për të sulmuar kundërshtarin, pasi ato vetë janë shkelës të ligjit “me dy këmbë”.

Ky është rasti i ish- deputetit të PD-së, Flamur Noka. Ai është gjobitur nga policia bashkiake pasi kishte parkuar në pedonalen prapa Ministrisë së Brendshme, ish- zyrës së tij.

Nëse kjo makinë do t’i përkiste një qytetari tjetër, do të dëgjonim deklarata të tipit “Ja Rama me Veliajn mbrojnë oligarkët, kanë plotfuqi mbi Tiranën”, por në këtë rast opozita “hesht”.