Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas tubimit të organizuar nga Presidenti Meta, pasditen e sotme, për shfaqjen e flamurit amerikan.
“U surprizova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e mbrëmjes së sotme. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se SHBA-të mbështesin të drejtën e protestës paqësore. Ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e mbrëmjes së sotme”, shkruan Kim në një postim në Twitter.