POLITIKE

Flamuri serb në Tiranë/Rama-komentuesit:Edhe Beogradi u mbush me flamuj shqiptarë

Presidenti se serb, Aleksandër Vuçiç do të jetë në Shqipëri për dy ditë në kuadër të nismës “Open Balkan”, vizitë e cila u shoqërua edhe me një protestë të thirrur nga Berisha.

Por duket se edhe ndjekësit e kryeministrit Rama në “Facebook” nuk e kanë mirëpritur ardhje e Vuçiçit në vendin tonë. Një komentues i ka shkruar lidhur me djegien e flamurit shqiptar në mes të Beogradit, ndërsa flamujt serb janë ngritur sot në Tiranë.

Diten qe Rama do e vizitonte Beogradin, serbet e dogjen flamurin e Shqiperise, ne mes te Beogradit, edhe nuk pati asnje reagim nga Tirana zyrtare. Sot ngritet flamuri i krimeve, masakrave , perdhunimeve, debineve, e çka jo tjeter. Kjo eshte kulmi. Sipas te gjitha gjasave po ndodh Serbia e madhe e cila po shtrihet deri ne Adriatik. Ate qe se arriten asnje mbretni serbe po e realizon RAMA. Pse heshte presidenti i Shqiperise, pse heshtin populli i Shqiperise? Sot eshte dita e TURPIT e qeverise Rama, e i gjithe Shqiperise”-shkruan komentuesi.

Kryeministri Rama i përgjigjet:

E vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhëtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare” -shkruan Rama.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

50 minuta ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

6 orë ago