Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e kafiterive dhe restoranteve, punonjësit e gastronomisë janë ata që janë goditur më së shumti.
InDoks ka folur për këtë problem edhe me punëtorë të këtij sektori ekonomik, që janë edhe më të rrezikuarit, fillimisht nga humbja totale e mbështetjes financiare për derisa vazhdojnë masat qeveritare për ta mbajtur jashtë punës gastronominë, e pastaj edhe për humbjen e vendeve të punës, kurdo që situate të kthehet afër normalitetit. Ata nuk kanë pranuar që tu zbulohet identiteti.
Njëri nga kamarierët emër i njohur për redaksinë, ka thënë se ky vendim e mund ta vëjë në dyshimin punën e tij
“Kjo është situate shumë e keqe pagat na kanë nalë, tash s’po di po pres prej qeverisë se na ndihmon se katastrofë. Vendimi i punës nuk ma merr mendja nashta për pagë po e di sigurt se nuk marrim. Pagat sigurt që nuk i marrim, por nëse zgjat më shumë se dy tre muaj, po na rrezikohet vendi i punës”, ka thënë ai.
Kurse kamarieri i dytë poashtu emër i njohur për redaksinë ka thënë se sa i përket pagave vetëm aq sa punojnë marrim pagë.
“Sektori i gastronomisë është ligj i pashkruar, punë të paguajnë nuk puon nuk të paguajnë. Nuk kam shpresë se kemi mu kompensu. Vendimin e ka marrë që njëherë me nejt në shtëpi, atij nuk po i intereson a kemi apo s’kemi, unë mbaj familje ose dikush tjetër mban familjen, ose nuk e ka babën apo nënën dikush mban familje me atë rrogë, ndodhë që me qenë data edhe nuk e merr pagën”, ka thënë ai.
InDoks në këtë episod do të trajtojë situatën me biznes në vend, pas konfirmimit të rasteve të para me ‘CoVID-19’. Sa u keqpërdor ajo nga biznesi? Sa do ta dëmtoi kjo situatë vetë biznesin? Sa do të humbin punëtorët, sidomos ata të sektorit privat? Çka po bënë shteti në këtë mes? Janë vetëm disa nga pyetjet që marrin përgjigje.