POLITIKE

“Flet si Kurti” – Deputeti opozitar akuzohet në Kuvendin e Serbisë se po flet si Albin Kurti

Në debatin për rebalancimit të buxhetit në Kuvendin e Serbisë të martën ka pasur një diskutim të ashpër mes deputetit Borislav Novakoviq dhe ministrave të qeverisë serbe.

Novakoviq ka thënë se punët më fitimprurëse qeveria ua jep kompanive të Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radoiçiqit, të cilët janë vendosur në listën e sanksioneve të Thesarit të Shtetit të SHBA-së, emrat e të cilëve janë përfshirë edhe në aktakuzën për vrasja e Oliver Ivanoviqit. Ai tha për ta se “janë udhëheqësit e grupit më të madh të organizuar kriminal në Serbi”.Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Serbisë, Sinisha Mali, njëherësh edhe ministër i Financave i Serbisë, për kritikat ndaj bizneseve kineze, i tha Novakoviqit se “po flet si Kurti”.

Ministrat dhe deputetët i hodhën poshtë akuzat ndaj këtyre dy serbëve nga Kosova dhe akuzuan opozitën se “flet si Kurti” dhe akuzon popullin serb nga Kosova.

Ministrat dhe deputetët i hodhën poshtë akuzat ndaj dy të lartpërmendurve dhe akuzuan opozitën se po “flet si Kurti”, duke pasur fjalën për kryeministrin e Kosovës.

Novakoviq gjatë debatit në Kuvendin serb tha se kompanitë e Radoçiqit dhe Veselinoviqit si “Inkop”, “Granit Peshçar”, “Novi Pazar put”, po gjejnë vende të shumta pune në Novi Sad të cilat paguhen me miliona nga buxheti.

“A mendoni se është normale që kur bëhet fjalë për kompanitë kineze, e keni parë në Korridorin 10 firma kineze Shan Dong që kryen punimet në sfond ka një kontraktues që quhet INKOP, pra është fjala për kompaninë e Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radoçiqit. Bëhet fjalë për persona që janë karakterizuar nga institucionet kompetente ndërkombëtare si anëtarë të grupit më të fortë kriminal në këtë pjesë të Evropës”, deklaroi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

47 minuta ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

20 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago