POLITIKE

Flora Brovina: Kur e kuptova në burgun e Serbisë se zgjedhjet e para në Kosovën e lirë nuk i fitoi krahu i luftës, kam qarë

Ish-deputetja e PDK-së, Flora Brovina është rikthyer në televizion për të folur për shumë çështje që lidhen të kaluarën e saj.

Brovina në emisionin Personale në RTV Dukagjini, thotë se pavarësisht se kishte qenë në struktura të LDK-së për shumë vite, rrugët me këtë parti i kishte ndarë në vitin 1991 kur kishte vendosur t’i bashkëngjitej rezistencës aktive duke lënë atë pasive.

Ajo ka treguar emocionet e saja kur kishte kuptuar rezultatin e zgjedhjeve të para në Kosovën e lirë derisa ishte ende në burgjet e Serbisë, përcjell Telegrafi.

“Në burg e kuptova që në zgjedhjet e para të lira nuk kishte fituar krahu i luftës. Edhe sot quhet “krahu i luftës”. Në atë moment sytë mu mbushën me lot. Unë në asnjë moment nuk isha liruar nga qelia. Por nga dritarja e burgut gratë që ishin në oborrin e burgut më bënë me shenjë që ka fituar LDK-ja në zgjedhje. Unë isha për paqen, por ata që sakrifikuan për luftën duhej shpërblyer”.

Related Post

“…Unë pyeta çka ka ndodhur? Pse ka ndodhur kjo? Nuk mund ta kuptoja atë rezultat. Fare fare nuk e kam kuptuar. As sot se kuptoj pse u devalvuan vlerat e luftës. Pse nuk u shpërblye mundi i dëshmorëve”.

Ish-deputetja e PDK-së ka komentuar edhe deklaratën e Veton Surroit se “krahu i luftës ishte pakicë”.

Ajo thotë se kjo nuk qëndron pasi i gjithë populli ishte në luftë.

Brovina thotë se pas lirimit nga burgu ftesa kishte nga PDK dhe AAK. Ajo thotë se megjithatë kishte oferta edhe nga jashtë që të formojë një parti që do të orientonte programin në të drejtat e njeriut por thotë se hapësirën më mirë e gjeti në PDK.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Netanyahu: Ka akoma, regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur

Duke iu drejtuar popullit iranian drejtpërdrejt, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i bëri thirrje civilëve të…

1 orë ago

Irani kundërpërgjigjet me 100 raketa në Tel Aviv, shpërthime në Jerusalem

Izraeli vijon sulmet ndaj bazave ushtarake dhe bërthamore të Iranit. Mediat raportojnë se Izraeli ka goditur…

4 orë ago

Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit

Ushtria izraelite thotë se “vazhdon të godasë” objektivat ushtarake iraniane pasi kreu një valë sulmesh…

5 orë ago

Sulmi izraelit, Irani thërret ambasadoren zvicerane për të paralajmëruar SHBA-në

Irani ka thirrur ambasadoren e Zvicrës në Teheran, Nadine Lozano, për t’i dorëzuar një paralajmërim…

7 orë ago

“U mblodhën në takim”, Izraeli thotë se i mashtroi komandantët iranianë dhe i goditi

Izraeli ka deklaruar se ka arritur të mashtrojë komandantët kryesorë të forcës ajrore iraniane që…

7 orë ago

Sulmi preçiz izraelit, predha hyn direkt në dhomën e gjumit dhe vr*t komandantin Iranian

Një faqe e cila identifikohet me shërbimin e spiunazhit Mossad, ka publikuar në TikTok pamje…

7 orë ago