Fluturime me helikopterë dhe lëvizje të automjeteve ushtarake, KFOR-i do të kryej stërvitje në këto komuna të Kosovës

Trupat e KFOR-it të komandës rajonale Perëndimi (RC-W), do të zhvillojnë një stërvitje ushtarake në pjesën perëndimore të Kosovës nga data 04 deri më 06 korrik 2023.

“Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it do të vendosen në komunat e Istogut, Shtërpcës, Mamushës, Deçanit, Gjakovës, Dragashit, Hanit të Elezit dhe Kaçanikut.

Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje tokësore ditën dhe natën, si dh fluturime me helikopterë mbi komunat e Gjakovës, Shtërpcës dhe Mamushës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.