FOTO&VIDEO

Forca Detare mbyll misionin në Egje, Xhaçka: Ka nisur ringritja e flotës, Pashalimani bazë e NATO-s

Pas 3 vitesh dhe rreth 13 mijë orëve patrullim në detin Egje, Forca Detare ka përfunduar kontributin e saj në misionin e NATO-s, “Sea Guardian” në detin Egje.

Kontingjenti i fundit dhe anija “Oriku” u kthyen në atdhe ku u pritën në Portin e Durrësit nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zëvendëskomandanti i Forcës Detare, kapiten i Rangut të I Artur Meçollari, ushtarakë të lartë të FA dhe familjarët e detarëve në mision.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, vlerësoi kontributin e detarëve tanë gjatë këtyre 3 viteve, të cilët e kanë bërë Forcën Detare më moderne dhe më profesionale.

“Sot ka filluar ringritja. Madje, është bërë shumë punë e shumë rrugë për ringritjen e flotës. Qoftë në aspektin e logjistikës e mjeteve e pajisjeve, qoftë në terma të ekspertizës e ngritjes së burimeve njerëzore. Dhe unë kam shumë shpresë, që në të ardhmen do të bëhet akoma më shumë, veçanërisht, pas propozimit tonë për ta shndërruar Pasha Limanin në një bazë strategjike të NATO-s. Një zhvillim, që do të kishte po të njëjtin impakt që do të ketë në zhvillimin e forcës së armatosur, dhe rritjen e rëndësisë strategjike të Shqipërisë për Aleancën, si edhe baza e Kuçovës për të cilën do të nisë puna në fillim të vitit tjetër”, u shpreh Xhaçka, e cila veçoi kontributin e ushtarakëve shqiptarë edhe për përballimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

7 orë ago