The Ukrainian soldier showed off a Next Generation Light Anti-tank Weapon (NLAW)that he said was used to destroy a Russian armoured vehicle Sergei SUPINSKY AFP
Forcat ruse mund të jenë në gjendje që të luftojnë me kapacitet të plotë dhe për vetëm 10 deri në 14 ditë të tjera, sipas të dhënave të Mbretërisë së Bashkuar.
“Dail Mail” duke iu referuar burimeve nga Ministria e Mbrojtjes thotë se forcat e Putinit po hasin vështirësi në mbrojtjen e territorit që kanë marrë deri tani në Ukrainë.
Sipas britanikëve, Moska është në nxitim dhe se brenda dy javëve ushtria ruse mund të arrijë në pikën kulmore. Pas kësaj, forca e Ukrainës mund të bëhet më e madhe se sa forca sulmues e Rusisë.
Aktualisht, avancimi në Ukrainë ka ndaluar dhe Moska po vuan nga mungesa e ushtarëve.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi mëngjesin e së martës shprehu optimizëm duke thënë se ‘trupat ruse vazhdojnë humbjet shkatërruese’.
“Rusia ka humbur deri tani 80 avionë luftarakë dhe qindra tanke. Në 19 ditë, ushtria ruse ka humbur në Ukrainë më shumë se sa në dy vite luftë në Çeçeni”, tha ai.
Por, nga ana tjetër, veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë janë bërë edhe më brutale. Kievi ka vuajtur një tjetër raund bombardimesh të martën, ku një bllok pallatesh u përfshi në flakë.
Vështirësia që po has Putini në pushtimin e Ukrainës, ka bërë që aleatët e tij të afërt të pranojnë publikisht se gjërat nuk po shkojnë sipas planit.
Viktor Zolotov, shefi i Rojës Kombëtare ruse tha se avancimi nuk po ecën ashtu siç pritej, por sërish shprehu bindjen se fitorja do të arrihet ‘hap as hapi’
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…