FOTO&VIDEO

Forcat Speciale sfidojnë terrenin dhe borën, stërvitje e veçantë në Voskopojë

Në kushte të vështira të motit, temperatura të ftohta dhe dëborë, efektivë të Forcave Speciale janë trajnuar për herë të parë vetëm me pajisjet e tyre personale, në Voskopojë të Korçës.

Kjo stërvitje në kushte të vështira, nën emërtimin “Selita 02” kishte si synim testimin e kapaciteteve larg venddislokimit të përhershëm.

Trupat elitë sfiduan terrenin malor dhe motin ekstrem të Voskopojës dhe përveç veprimeve tashmë të zakonshme u praktikuan edhe taktikat speciale me ski.

Nënkolonel Ajet Jata, komandant i Batalionit të Forcave Speciale shpjegon se: “Forcat Speciale për herë të parë trajnohen në një terren të vështirë vetëm me pajimet e tyre personale duke iu përshtatur mjedisit. Forcat speciale dhe roli i tyre sa vjen e rritet. Këtë e shohim në të gjitha aktivitetet dhe dimensionet e Forcave Speciale dhe angazhimet që ata kanë sot në botë. Edhe ne jemi në rrugë të mbarë, pasi dita-ditës po rrisim kapacitetet tona e synojmë që të krijojmë një forcë speciale që të jetë e aftë të kryejë detyra speciale me një spektër të plotë të luftimeve”.

Objektivat e stërvitjes janë zbulimi special, kalimi në prapavijat e kundërshtarit, goditje direkte, kërkim-shpëtimi, prita, kundërprita, gjurmimi e kundërgjurmimi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

4 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

8 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

9 orë ago