BOTA

Forumi në Davos, Trump: Të zhvillojmë negociata të menjëhershme për blerjen e Groenlandës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur kritika të forta ndaj Evropës gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke deklaruar se kontinenti “nuk po shkon në drejtimin e duhur”.

Trump u shpreh se “nuk e njeh më Evropën”, duke theksuar se, ndonëse dëshiron ta shohë të ecë përpara, politikat aktuale po e çojnë atë në një rrugë të gabuar.

“E dua Evropën, dua ta shoh të bëjë mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur,” tha ai.

Duke folur për çështjen e Groenlandës, Trump këkroi “negociata të menjëhershme” për blerjen e Groenlandës.

Presidenti Trump theksoi se Groenlanda ka një rëndësi të veçantë për sigurinë strategjike kombëtare të SHBA-së dhe për sigurinë globale.

Ai e përshkroi Groenlandën si një territor “të gjerë, pothuajse të pabanuar dhe të pazhvilluar”, duke shtuar se sipas tij, zona mbetet e pambrojtur.

Presidenti amerikan minimizoi rëndësinë e burimeve natyrore, duke deklaruar se “nuk ka diçka të tillë si materiale të rralla tokësore në Groenlandë”, ndërsa theksoi se ajo që ka vërtet rëndësi është pozicioni strategjik i saj.

Presidenti amerikan theksoi se politikat e imigracionit dhe ato ekonomike kanë sjellë, sipas tij, pasoja negative për vendet evropiane.

“Miq që kthehen nga vende të ndryshme më thonë: ‘Nuk e njoh më atë vend’. Dhe kjo nuk është në një mënyrë pozitive, por shumë negative,” u shpreh Trump.

Ai krahasoi situatën në Evropë me atë që e cilësoi si një “mrekulli ekonomike” në Shtetet e Bashkuara, duke kritikuar shpenzimet qeveritare në rritje, migrimin masiv të pakontrolluar dhe importet e shumta të huaja në vendet evropiane.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensionesh në marrëdhëniet SHBA–Evropë, të cilat janë vënë në provë edhe nga qëndrimet e tij të fundit mbi aneksimin e Groenlandës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago