DOSSIER

FOTO HISTORIKE/ Fan Noli me 300 ushtarë në varrimin e Avni Rustemit shpall “antikombëtare” qeverinë e Zogut, ditë më pas e rrëzon me dhunë

Në foto, ceremonia në Tiranë. Siç shihet të gjithë të armatosur përcjellin Avni Rustemin për në banesën e fundit. Disa ditë më vonë, më 10 qershor 1924, opozita e udhëhequr nga Fan Noli rrëzon përmes Revolucionit qeverinë e drejtuar nga Ahmet Zogu

Foto është siguruar nga Kastriot Dervishi i cili e ka shoqëruar edhe më të dhëna, për të cilat ka kontestime nga përkrahësit e Fan Nolit.

“Ngjarje të 100 vjetëve më parë, varrimi i Avni Rustemit, ceremonitë nga Tirana në Vlorë”.

“Opozita organizoi një varrim me efekte revolucionare të Avni Rustemit në Vlorë, ndërsa shtypi i opozitës e quajti “mbret i vdekur të Shqipërisë”. “

“Ceremonitë e varrimit u zhvilluan në Tiranë dhe në Vlorë. Ato filluan më 28 prill 1924 me ceremonitë e zhvilluara në sheshin para xhamisë së vjetër në Tiranë. Arkivoli me trupin e Rustemit u shoqërua nga 18 vetë: 6 anëtarë të “Bashkimi”-it, 6 deputetë e 6 oficerë nën drejtimin e Anastas Pandeles. Folën tre veta.
Një kamion i mbuluar me të zeza barti trupin e viktimës nga Tirana për në Durrës, ku u mbajt një ceremoni e shkurtër” shprehet Dervishi rreth fotos historike të publikuar në rrjetin social Facebook.

Dervishi paraqet disa të dhëna me të cilat pretendon se jo vetëm Ahmet Zogu bashkëpunonte me serbët.

“Arkivoli dhe ata që e shoqëronin hipën në vaporin “Beogradi”, me flamujt jugosllavë e shqiptarë, i cili shkoi në Vlorë të martën e 29 prillit 1924,” – thotë Kastriot Dervishi, ndërkohë përkrahësit e Nolit pretendojnë se e vërteta është se Zogu u strehua në Beograd dhe erdhi sërish në pushtet me ndihmën e serbëve e të rusëve, por përballë këtij fakti të pakonstueshëm përkrahësit e tij vuajnë nga kompleksi “serb” dhe përpiqen të thonë të njëjtën gjë për kundërshtarin.

Gjithsesi Kastriot Dervishi vijon më tej në statusin e tij ku edhe shpjegon se çfarë ndodhi në pranverën e vitit 1924:
“Ceremonia e varrimit u zhvillua në Vlorë të mërkurën e 30 prillit 1924. Dy anëtarë të “Bashkimit” mbanin në krah nënën e Avni Rustemit, ndërsa pas tyre vinin nxënësit e shkollave me 150 kurora, banda e qytetit, shoqëritë sportive, kleri, 8 karroca, këshilltari i naltë Sotir Peci, ministri i Arsimit Fahri Rashit, deputetët, paria e Vlorës, 40 oficerë dhe populli. U bë thirrje në emër të “thirrjes nga varri të Avni Rustemit”. Në ceremoni merrnin pjesë rreth 300 ushtarë.
Fan Noli deklaroi ndër të tjera se në pushtet ishin “antikombëtarët”.
Dy ceremonitë, ndezën situatën në vend drejt një konfrontimi të armatosur.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

14 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

14 orë ago