Kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, sot në Samitin e Berlinit i është shkrepur një fotografi pranë flamurit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, që mbase ajo nuk do të donte ta shihte kurrë.
Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor morën pjesë në Samitin e Berlinit, krahas flamujve të shteteve, qeveritë e të cilave i drejtojnë, por Bërnabiq u pa të jetë afër flamujve shqiptar.
Këtë fotografi mbase ajo nuk do të donte ta shihte kurrë. Por, ja që tashmë ekziston si e tillë.
Ndryshe, ditën e sotme në Samitin e Berlinit, liderët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, nënshkruan tri marrëveshje për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet më 3 nëntor.
Nikoqiri i këtij samiti, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se nënshkrimi i tri marrëveshjeve të enjten është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…