POLITIKE

Franca dhe Gjermania konfirmojnë shtyrjen e takimit Hoti-Vuçiq

Gjermania dhe Franca, përmes një deklarate të përbashkët,kanë konfirmuar se është shtyrë takimi në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në deklaratë thuhet se palët do të bisedojnë në mënyrë virtuale të dielën, ndërsa ballë për ballë do të takohen në Bruksel, më 16 korrik.

“Presidenti Macron dhe kancelarja Merkel i kanë inkurajuar presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Hoti, të bëjnë përparim thelbësor në dialog gjatë muajve të ardhshëm”, thuhet në deklaratën e përbashkët franko-gjermane.

Krahas kërkesës për përparim në dialog, Merkel dhe Macron kanë shprehur gatishmërinë për të mbajtur një samit tjetër më vonë gjatë procesit të dialogut.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, por gjithashtu ka një rëndësi të madhe për perspektivën e të dy vendeve për t’u anëtarësuar në BE”, thuhet në deklaratë.

Samiti i paralajmëruar për një kohë të gjatë nga Franca dhe Gjermania me udhëheqësit e Kosovës dhe ata të Serbisë, u zhvillua virtualisht të premten dhe kjo shënon vazhdimin e dialogut të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, i cili u ndërpre në fund të vitit 2018.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në këtë samit tha se dialogu nuk ka alternativë, por shtoi se ky proces duhet të ketë afate të qarta kohore.

“Ne jemi të gatshëm dhe të përkushtuar që të angazhohemi në dialogun Kosovë-Serbi, në mënyrë të barabartë”, tha Hoti.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksoi se video-samiti ka qenë i vështirë dhe se Serbia është e vetmja me qëndrime të ndryshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

2 orë ago
  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

14 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

15 orë ago