BOTA

“Franca është e jona”, vrasja e Nahelit përplas grupet neofashiste me protestuesit arabë

Shkopinj bejsbolli në duar, përshëndetje fashiste dhe thirrja “Franca për francezët” që ushton në ecejaket e tyre.

Nga Lioni në Angers, në Francë kanë nisur të dalin në pah grupet neo-fashiste, të cilët po patrullojnë rrugët dhe janë kundër demonstruesve që shkaktuan trazirat për vrasjen e 17-vjeçarit Nahel, nga një polic në Nanterre.

Grupe të tilla neofashistësh u panë dhe u filmuan në Francën që digjej për pesë ditë me radhë nga trazirat në rrugë. Anëtarët, që kryesisht janë ultras të ekipeve të Ligue 1, janë kundër demonstruesve të cilët janë kryesisht arabë.

Një video të marshimit të njërit prej grupeve neofashiste në Lion e ka publikuar në Twitter, politikani dhe aktivisti antifashist Raphaël Arnault.

Ky grup në Lion u shpërnda shpejt nga policia. Gazeta lokale, Le Progrès , raportoi se “grupi i krahut të djathtë Les Remparts, i cili kishte mbërritur nga qyteti i vjetër, u shpërnda me gaz lotsjellës“.

Ndërkohë, në videot e postuara në rrjetet sociale të rinjtë dëgjohen të thërrasin njëzëri: “Ne jemi në shtëpi” dhe “Franca për francezët“.

Ditët e fundit, sipas një deputeti nga La France Insoumise, Thomas Porte, demonstrata të ngjashme janë regjistruar në Chambéry dhe Angers. Në Angers, në veçanti, zyra e prokurorit publik ka hapur një hetim ndaj një grupi që u filmuan duke debatuar ashpër me protestuesit për vdekjen e Nahelit.

Sipas Bfm-Tv edhe hetimi për mbajtjen e një arme zjarri ka të bëjë veçanërisht me të rinjtë e ekstremit të djathtë të filmuar në qendër të qytetit me shkopinj bejsbolli.

Kambanat e alarmit ranë pasdite, kur marshimi kundër dhunës policore kaloi përgjatë rrugës Cornet, përpara një vendi takimi të shoqatës së ekstremit të djathtë Alvarium. Shoqata në fakt është shpërbërë nga autoritetet, por anëtarët e saj vazhdojnë të mblidhen në sallë dhe, për 3-4 minuta, organizuan përplasje të dhunshme me demonstruesit me kapuç.

Dëshmitë video që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një burrë të rrahur dhe të lënë në tokë, por për momentin nuk ka ankesa por hetuesit janë ende duke analizuar videot.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

15 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago