Nga Robin Wigglesworth, Finacial Times
Sistemi alternativ i financave zëvendësoi dikur në Shqipëri sistemin bankar sklerotik dhe të prapambetur nga ana teknologjike. Por mësimet nga shkatërrimi i saj dramatik mbeten të rëndësishme edhe sot.
Në thelb, ajo që fillimisht u cilësua si një histori suksesi e sipërmarrjeve në sistemin post-komunist rezultoi të ishte një skemë piramidale me përmasa të mëdha.
Marketingu i shkëlqyer dhe premtimet e shumta krijuan një ekosistem informal, të decentralizuar, që lehtësoi kriminalitetin duke tërhequr turma njerëzish, që nuk morën parasysh paralajmërimet dhe as nuk ndoqën rregullat.
Tingëllon si e dëgjuar apo jo? Lëvizja e papritur e kriptomonedhave ka sigurisht një lidhje midis industrisë digjitale dhe skemës Ponzi ( një mashtrim i cili ka ne thelb marrjen e parave nga kursimtarët apo investitorët. Për të joshur këta të fundit të “investojnë” skema ofron norma të larta kthimi me rrezik tepër të ulët ose 0. Më pas Skema e Ponzit procedon në të tillë mënyrë: Për t’i kthyer paratë investitorëve vjetër ajo përdor paratë e marra nga investitorët e rinj, për t’i kthyer paratë këtyre të fundit ajo merr paratë e investitorëve të tjerë që vijnë dhe kështu me radhë.)
Edhe skeptikët mund të mendojnë se krahasimi është pak i padrejtë. Mbi të gjitha, ka disa shpikje interesante nga kripto fermentimi, dhe është e qartë që ajo skemë po përdoret edhe sot. Por ka disa mësime delikate nga fiaskoja shqiptare për rregullatorët që tani kanë marrë në dorë botën e kriptovemonedhave, raporton abcnews.al
Kriza piramidale e viteve 1990 në Shqipëri është aq magjepsëse sa ia vlen të eksplorosh çdo detaj të saj. Pas luftës së ftohtë, vendi fillimisht pa një rritje ekonomike që Fondi Monetar Ndërkombëtar e përshkoi si mbresëlënëse.
Por bankat e saj në pronësi të shtetit ishin të dobëta dhe të bllokuara me kredi të shumta, duke kufizuar aftësinë e tyre për të rritur edhe më shumë financimin. Si rezultat, shqiptarët gjithnjë e më shumë u kthyen në një bandë të gjerë të tregtarëve të këmbimit valutor dhe bankave informale.
Fillimisht, edhe FMN mendoi se ishte diçka pozitive, falë dërgesave të shqiptarëve që jetonin jashtë vendit. Sidoqoftë, më shumë se gjysma e 3 milion banorëve të Shqipërisë u përfshinë në skemat piramidale, raporton abcnews.al
Në kulmin e tyre, vlera nominale e skemave piramidale ishte e barabartë me gjysmën e prodhimit ekonomik vjetor të Shqipërisë.
Pavarësisht lidhjeve me krimin e organizuar, ata gëzuan respekt falë reklamave dhe politikanëve lokalë. Banka qendrore shqiptare paralajmëroi për rreziqet, por prokurorët nuk pranuan të zbatonin rregullat e saj. Në fillim të vitit 1997 skemat u shembën, duke shkaktuar trazira të dhunshme dhe duke shkaktuar 2,000 viktima.
Është mese e qartë, se paralelet midis skemave piramidale shqiptare dhe ekosistemit të sotëm të kriptomonedhave janë më shumë konceptuale sesa konkrete. Por të dyja mbështeteshin nga investimi i vazhdueshëm i parave.
Investimi i parave ishte magjia që shkaktoi skemat piramidale, nga normat e larta të interesit të premtuara nga skemat e investimeve shqiptare deri te ” ferma e prodhimit ” digjital të ditëve moderne .
Edhe Nassim Nicholas Taleb , fillimisht një mbështetës i bitcoin, ka arritur në përfundimin se këto skema nuk janë asgjë më shumë se një ” mashtrim ” që funksionon si një skemë Ponzi- me kriptovaluta të përdorura gjerësisht për të lehtësuar kriminalitetin, raporton abcnews.al
Sidoqoftë, mësimet kryesore nga fiaskoja shqiptare janë se flluskat jashtë sistemit kryesor financiar mund të jenë shkatërruese; kur ato shpërthejnë. Ka pak diferencë midis “aktorëve të mirë” dhe “aktorëve të këqij”; dhe kostoja mund të jetë e jashtëzakonshme.
Zyrtarët shqiptarë nuk bënë asgjë pas shembjes së kompanive financiare. Për më tepër, ndërsa disa mund të kenë qenë të dyshimtë, ka pasur shumë investime reale dhe shuma me vlera të mëdha.
Sidoqoftë, kur skemat piramidale u shembën dhe varfëruan pjesën më të madhe të popullsisë, shembja e tyre shkatërroi besimin te autoritetet dhe zhyti Shqipërinë në konflikte civile. Në mars 1997, një gazetë lokale shkruante: “Për momentin, supozoni se Shqipëria nuk ekziston”.
Megjithatë, përvoja shqiptare tregon rreziqet e mosangazhimit e rregullatorit.