Vetëm Presidenti Trump ka të drejtë të aktivizojë Aktin e Rebelimit dhe, nëse është e nevojshme, ai do ta përdorë atë, tha sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.
Më herët, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper deklaroi se mundësia e përdorimit të forcave aktive të zbatimit të ligjit duhet të përdoret vetëm si mjeti i fundit dhe vetëm në situatat më urgjente dhe të vështira.
“Tani ne nuk jemi në asnjë situatë të tillë,” tha Esper.
Akti i vitit 1807 lejon Presidentin e Shteteve të Bashkuara të aprovojë vendosjen e trupave ushtarake dhe federale të Gardës Kombëtare brenda vendit në rrethana të vështira, në mënyrë që të shtypë trazirat.
Ditët e fundit, Trump ka mbrojtur ashpër përdorimin e forcave të Gardës Kombëtare, duke kërkuar të ndalojë trazirat që janë përhapur në të gjithë SHBA për vdekjen e afrikano-amerikan George Floyd.
Më shumë se 10,000 njerëz u arrestuan në protestat në të gjithë Shtetet e Bashkuara, njoftoi AP.
Në Los Angeles, një fushatë në internet mblodhi 2 milion dollarë për të ndihmuar 3,000 personat e arrestuar në demonstrata, të cilat kanë vazhduar që kur vdiq Floyd gjatë një arrestimi në Minneapolis në 25 maj.
Shefi i policisë në Los Angeles, Michel Moore tha se rreth 2.500 arrestime ishin bërë për shkeljen e shtetrrethimit ose refuzimin e një urdhri për ata që u mblodhën për t’u shpërndarë.
Arrestimet e tjera kanë të bëjnë me vepra kriminale, si plaçkitje, shkatërrim të pasurisë dhe sulme ndaj oficerëve të policisë.
Përafërsisht 2,000 njerëz u arrestuan në New York.