Gani Geci e “zbulon” arsyen se pse nuk po ndodhë koalicioni VV-LDK: “Kështu nuk do të arrihet kurrë”

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka bërë një koment për “ngërçin” në të cilën janë duke kaluar dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai në shkrimin e tij shpjegon se për sa kohë që dy kryetarët kthehen dhe raportojnë në kryesitë e partive të tyre për rrjedhjen e bisedimeve ky koalicion nuk do të arrihet kurrë.

Mes tjerash në shkrimin e tij, Geci inkurajon Kurtin dhe Mustafën që të nënshkruajnë marrëveshjen si dhe ta paraqesin para Kryesive të VV-së dhe LDK-së, dhe të kërkojnë votimin nga kryesit këtyre dy partive.

Ja shkrimi i tij:

Kishte me qenë mirë që kryetari i VV-së Albin Kurri dhe ai i LDK -së Isa Mustafa ti marrin në dorë bisedimet vetëm këta dy dhe të marrin vendime si kryetar të dy subjekteve politike të dalura nga zgjedhjet e 06 tetoriit pa i pytur të tjerët as nga kryesitë as nga jashtë.
Sa kohë që dy kryetarët kthehen dhe raportojnë në kryesitë e partive të tyre për rrjedjen e bisedimeve sikur këto bisedime të ishin bisedime mes dy shtetesh e jo biseda për koalicion kështu nuk do të arrihet kurrë deri te përfundimi i bisedimeve.

Anëtarët e kryesisë se dy partive kanë preferenca të ndryshme dhe këto preferenca minojnë bisedimet.

Gjithashtu edhe dalja para gazetarëve herë e njerës palë herë e tjetrës minohen bisedimet.
Të gjitha partitë kanë kryetar dhe për ketë arsye e kanë edhe emrin Kryetar asni parti nuk i ka ka 2 apo 3 kryetar. 1 kryetar ështe të tjerët janë nënkryetarë

Inkurajoj Krytarin Kurti dhe Kryetarin Mustafa që të nënshkruajnë marrëveshjen edhe ta qesin para kryesive të VV-së dhe LDK -së dhe të kerkojnë votimin nga kryesit këtyre dy partive nëse kryesit nuk do të aprovojnë marrëveshjen atëherë zgjedjjet e reja do ishin të pa shmangshme.

Nga zgjedhjet e reja do të kishte konfigurim tjetër politik .