Marigona Geci, vajza e ish-deputetit të LDK-së, Gani Geci, ishte kandidate për deputete nga kjo parti.
Babai i saj, Gani Geci po prentendon se vajza e tij ka marrë mbi 15 mijë vota.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se mbështet kërkesën e LDK-së për rinumërim dhe se sipas tij pas këtij procesi vajzës së tij do t’i shtohen edhe 6 mijë vota.
“Deri tashti Marigona i ka mbi 15.000 por me rinumrimin e votave Marigona Gecit pritet t’i shtohen përafersisht edhe 6.000 vota. E mbështes kërkesën e LDK-së për rinunumërim të votave”, ka shkruajtur ai.