POLITIKE

Gati të bëjë plane me Putin-Xi për Ballkanin, Vuçiç “bekohet” nga kryepopi rus dhe sfidon BE: Nuk hesht më!

Nga Rusia, sfidon hapur Bashkimin Europian. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mori fillimisht bekimin e patriarkut Kirill të Kishës Ortodokse të Rusisë në Moskë përpara se të bënte viktimën duke thënë se pret reagime të ashpra kundër tij nga perëndimi.

“Jam krenar sepse nuk mashtrova askënd. Tetë, nëntë muaj më parë, i premtova Presidentit Vladimir Putin se do të vija. Jepni fjalën tuaj që ta mbani kur është e vështirë. Një burrë e mban fjalën e tij. Unë gati sa nuk e mbajta fjalën time, por nuk ishte faji im. Nëse dikush duhet të paguajë çmimin, ai do të jem unë, jo Serbia. Nëse ata menduan se do të qëndrojë pa folur, ta dinë se nuk do të hesht. Përgjigja ime do të jetë serioze, e përgjegjshme dhe e përgatitur paraprakisht. Do t’u tregoj atyre gjithçka që mendoj për marrëdhënien politike ndaj Serbisë”, tha Vuçiç.

Vuçiç shtoi më tej se Serbia do ta vazhdojë rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Ndërsa tregoi se gjithë natën do të punojë fort për takimin e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, por edhe me liderin kinez, Xi Jinping, ndërsa mes temave është dhe Ballkani Perëndimor.

“Nuk është e lehtë të zhvillosh bisedime të gjata me dy nga tre delegacionet më të rëndësishme në botë brenda një dite, në katër orë, kështu që unë dhe ekipi im do të përgatitemi gjithë natën.”

Ai theksoi se tani ndihet më mirë pas problemeve shëndetësore që hasi gjatë udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

14 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

15 orë ago