LAJME

Gazeta britanike: Kanceri i Mbretit Charles tepër agresiv, William po bëhet gati për fronin

Shëndeti i Mbretit Charles III është në gjendje shumë më të rënduar sesa menduan mjekët, sipas ekspertit mbretëror Thomas Quinn.

I intervistuar nga gazeta britanike Mirror, ai ka zbuluar se monarku tashmë po përgatit djalin e tij, Princin William si pasardhës, por kjo po mbahet sekret për ta ruajtur edhe nga djali i tij i dytë, Princi Harry.

Sipas Quinn planifikimi i lënies së fronit te pasardhësi është top sekret dhe askush nuk i beson përfshirjes së Harry-t në të. Kjo për arsyen e thjeshtë se nëse ai ndihet në ndonjë çast apo mënyrë i fyer, ose që nuk po i jepet ajo që mendon se e meriton, ka dyshime se do të vrapojë direkt në media.

“Mbreti Charles është në dijeni të gjendjes së tij shëndetësore. Princi William është në prag të trashëgimisë. Monarku shpreson të mbetet në gjendje relativisht të mirë për të dorëzuar kurorën në moshën 80-vjeçare. Megjithatë, këto procedura mund të fillojnë shumë më herët, pasi forma e tij e kancerit është shumë më e rrezikshme dhe agresive sesa menduan mjekët fillimisht”, tha eksperti mbretëror.

Ai shtoi gjithashtu se “askush nuk i beson Dukës së Sussex-it, Harry-t, pasi intervistat që ai jep për familjen mbretërore janë të gjitha në formë kritike, siç është edhe biografia e tij”.

Duke qenë se parashikimet e mjekëve për gjendjen e Charles nuk kanë qenë fort pozitive, edhe Buckingham Palace sipas Mirror po përgatit situatën e trashëgimisë nën një regjim ekstrem.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

45 minuta ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

2 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

7 orë ago