“Erdogan kërcënon Greqinë me luftë”, ky është titulli i gazetës gjermane Bild.
Në një artikull dedikuar marrëdhënieve të tensionuara Turqi-Greqi, gazeta gjermane shkruan se mosmarrëveshjet e vazhdueshme midis dy vendeve janë agravuar për çështjen e ishujve dhe shkeljeve territoriale, për të cilat dy Ankaraja dhe Athina akuzojnë njëra-tjetrën.
Sipas artikullit Turqia akuzon Greqinë për shkelje të traktateve ndërkombëtare që rregullojnë kufijtë e dy vendeve duke vendosur ushtrinë në ishuj. Greqia, nga ana tjetër, vë në dukje kërcënimet turke që kërkojnë praninë ushtarake në kufirin e saj lindor, raporton abcnews.al.
Gazeta gjermane citon fjalët e presidentit turk të bëra gjatë fundjavës gjatë një daljeje publike në Samsuda në Detin e Zi, ku Erdogan shprehu zemërim ndaj manovrave ushtarake greke javën e kaluar.
“Greqia ashtu si Turqia anëtare e NATO-s duhet “të shikojë historinë” dhe të mos vazhdojë më tej, përndryshe do të paguajë një “çmim të lartë”, tha presidenti turk.
” Kërcënimi i Erdoganit ndaj Greqisë shkon përtej fushatës së tij me bazë zgjedhore”, shkruan gazeta gjermane Tagesspiegel .
“Presidenti i Turqisë për herë të parë vë në pikëpyetje sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut. Ky është një hap përpara në fushatën e tij zgjedhore”, shkruhet në gazetë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…