Gazeta ruse: “Moska e pakënaqur me Aleksandër Vuçiçin”

E përditshmja ruse “Kommersant” shkruan se për herë edhe Kremlini ka shprehur pakënaqësi ndaj Aleksandër Vuçiç rreth qëndrimeve të tij për luftën në Ukrainë.

Në një artikull të titulluar “Serbia e sulmuar nga të gjitha anët – edhe Perëndimi edhe Rusia të pakënaqur me Beogradin”, gazeta moskovite thotë se Aleksandër Vuçiç në mes dy zjarreve diplomatike, do të bëjë hapa drejt perëndimit.

Në këtë gazetë thuhet se presioni më i madh që i ushtrohet Serbisë për t’u bashkërenduar në sanksione kundër Rusisë është Gjermania, dhe rikujton thirrjen e presidentit gjerman Hans-Walter Steinmeier, që Serbia të rregullojë politikën e jashtme në harmoni me BE-në.

“Që nga fillimi i krizës aktuale në Ukrainë, perëndimi ka vlerësuar se është abnormale që Serbia të mbetet i vetmi vend mes anëtarëve dhe kandidatëve të BE-së që nuk i bashkohet sanksioneve”, transmetoi e përditshmaj serbe “Danas”.

“Është një moment tejet i pakënaqshëm për Aleksandër Vuçiçin i cili po sheh të ulet në dy karrige, dhe Moska është e pakënaqur me këtë pozicion”, shkruan më tej kjo gazetë ruse.

Gjithashtu kjo gazetë citon zëdhënësen e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, e cili ditë më parë tha se “nuk i kuptojmë vendet mike që i nënshtrohen presionit”.

“Kommersant” shkruan se është dëshirë e Presidentit të Federatës Ruse, Vladimit Putin, që formimi i qeverisë së re serbe të përfshirë “më shumë politikanë që janë të orientuar në zhvillimin e marrëdhënieve me Rusinë”.

E përditshmja shkruan se partneri kryesor i Partisë Progresive Serbe të Vuçiçit është Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiçit, i cili konsiderohet “një nga politikanët kryesorë prorusë” në Serbi.

Por, gazeta thekson deklaratën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç, se nuk ka marrëveshje që Daçiç të jetë kryeministër.