POLITIKE

Gazetarët mbeten pa fjalë, Olaf Scholz nuk mund ta besonte atë që po dëgjonte: “Izraeli kreu 50 holokauste”

Zyrtarë të lartë gjermanë vazhduan të shprehin zemërimin e tyre edhe sot ndaj deklaratave të presidentit palestinez Mahmoud Abbas, i cili krahasoi trajtimin nga ana e Izraelit të palestinezëve me Holokaustin.

Ambasadori i ri gjerman në Izrael, Steffen Seibert tha se deklaratat e Abasit ishin “të gabuara dhe të papranueshme”.

”Gjermania nuk do të pranojë kurrë asnjë përpjekje për të mohuar dimensionin e veçantë të krimeve të Holokaustit”, shkroi ai në anglisht në Twitter.

Seibert ka qenë zëdhënës për një kohë të gjatë i ish-kancelares Angela Merkel përpara se të emërohej ambasador.

Kancelari Olaf Scholz, përsëriti në Twitter po sot se ”ishte i zemëruar nga deklaratat e patolerueshme të Abbas”.

Abbas të martën akuzoi Izraelin për kryerjen e një “holokausti” kundër palestinezëve, gjatë një konference për shtyp në Berlin me Scholz.

Abbas tha se “Izraeli ka kryer 50 masakra në 50 vende palestineze që nga viti 1947″.

”Pesëdhjetë masakra, 50 holokauste”, deklaroi Abbas.

Komentet e Abassit ishin në përgjigje të një gazetari i cili pyeti nëse do t’i kërkonte falje Izraelit me rastin e 50-vjetorit të sulmit nga terroristët palestinezë ndaj ekipit izraelit gjatë Olimpiadës 1972 në Mynih, i cili rezultoi në vdekjen e 10 atletëve izraelitë dhe një polici gjerman.

Scholz dëgjoi përgjigjen e Abbasit i alarmuar dhe i bezdisur, por nuk dha një përgjigje të menjëhershme duke shkaktuar kritika nga opozita konservatore.

Zëdhënësi i tij, Steffen Hebestreit deklaroi të përfunduar konferencën për shtyp menjëherë pas përgjigjes së Abbasit, e cila ishte paralajmëruar më parë si pyetja e fundit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

6 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

13 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

17 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

18 orë ago