Një shpërthim ka ndodhur në fshatin Przewodów pranë kufirit Ukrainë-Poloni. Policia dhe ushtria kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Nëse është e lidhur me sulmin raketor të sotëm rus apo jo, mbetet për t'u parë.
Mariusz Gierszewski, një gazetar nga radio stacioni polak ZET, i cili fillimisht shkroi se raketat e humbura ruse kishin goditur Poloninë, postoi në Twitter lajmin se mbetjet e raketës së rrëzuar ruse ka shumë mundësi të jetë rrëzuar nga Ukrina.
“Burimet e mia në shërbime thonë se ajo që goditi Przewowo ishte me shumë mundësi mbetjet e një rakete të rrëzuar nga forcat e armatosura të Ukrainës”, shkroi ai në Twitter.
Zjarrfikësit polakë njoftuan të martën se dy persona u vranë në një shpërthim në Przewodow, një fshat në Poloninë lindore pranë kufirit me Ukrainën.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka thirrur një mbledhje urgjente të komitetit qeveritar për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen, njoftoi një zëdhënës i qeverisë në Twitter.
Takimi filloi në orën 21:00.
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…