Gazetari rus zbulon aksidentalisht humbjet e Rusisë dhe pendohet: Kemi shumë të vdekur

Një korrespondent i luftës për median shtetërore ruse ka zbuluar aksidentalisht shkallën e humbjeve të tyre në Ukrainë, duke pranuar se një ‘numër i madh ushtarësh rusë’ kanë vdekur.

Alexander Sladkov po fliste për kanalin e lajmeve Rossiya 1 nga rajoni i Donbasit kur raportoi se sa efektiv ka qenë sulmi i Ukrainës.

Gazetari më pas u korrigjua shpejt dhe i tha kanalit propagandistik se Rusia ka arritur ‘suksese të mëdha’.

“Po humbasim një numër të madh njerëzish, kemi të plagosur…, por kemi suksese të mëdha”, raportoi ai pasi kuptoi gabimin e bërë.

Trupat ruse janë dorëzuar masivisht përballë kundërsulmit të shpejtë ukrainas që po vazhdon të fitojë terren, duke i bërë disa të shpresojnë se më në fund është arritur një pikë kthese në luftë.