Kryeministri në largim Zoran Zaev pati një intervistë për emisionin “Direkt” në televizionin serb TV Pink, ku foli për situatën në rajon, shqiptarët në Maqedoni, Marrëveshjen e Prespës … Ai u zu ngusht kur u pyet për deklaratën e tij para se të vinte në pushtet që kishte thënë se Kosova është zemra e Serbisë.
Në një moment, nikoqirja i kujtoi atij një nga deklaratat e tij.
Në intervistën tuaj të parë për “Kurir” serbe ju thatë se “Kosova është zemra e Serbisë”. A është Kosova zemra e Serbisë ?, pyeti zonja.
Në këtë ai u mundua të dalë nga situata duke përdorur fjalor diplomatik, duke thënë se historia e Serbisë është e lidhur me Kosovën.
“Është e qartë për mua. Por në të njëjtën kohë edhe për ju, udhëheqjen serbe, e të gjtihë qytetarët e Serbisë se ky problem ekziston dhe ai duhet të zgjidhet. Pse? Që Serbia të ecë përpara. Për ta çuar Kosovën përpara. Që të gjitha vendet e rajonit të ecin përpara, problemet duhet të zgjidhen. Nuk ishte e lehtë për mua, megjithëse ishte një çështje krejtësisht tjetër krahasuar me problemin e Kosovës që ekziston akoma. Por ai ekzistoi për 27 vjet dhe në fund u desh të pranonim. Unë besoj se përmes dialogut do të gjendet një zgjidhje, në fund të fundit, qëllimi është që të gjithë të jemi pjesë e familjes europiane”, tha Zaev.
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…