POLITIKE

Gazetarja turke burgoset para gjykimit për fyerje të diktatorit Erdogan

Një gazetare e njohur turke është burgosur në pritje të një procedimi gjyqësor për fyerje të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, bëri të ditur avokati i saj.

Sedef Kabas u arrestua pasi citoi një fjalë të urtë në një kanal televiziv dhe median sociale, duke i referuar një kau. Bazuar në ligjin mbi fyerjet, me dhjetëra mijëra vetë janë ndjekur penalisht për vendosjen në shënjestër të zotit Erdogan, që kur ai u bë president në vitin 2014, pas më shumë se një dekade si kryeministër.

Avokati i gazetares, Ugur Poyraz, shkruante në Twitter se ajo ishte arrestuar zyrtarisht gjatë një paraqitjeje në gjykatë në Stamboll të shtunën. Gjyqtari pranoi argumentin e prokurorisë se gazetarja paraqiste rrezik për t’u larguar nga vendi.

Sedef Kabas, 53 vjeç, ka drejtuar një seri programesh shumë të njohura televizive gjatë një karriere rreth 30 vjeçare.

Ajo u ndalua nga policia në shtëpinë e saj në Stamboll, të shtunën herët në mëngjes pas komenteve të saj në televizionin Tele 1 dhe Twitter.

Figura të qeverisë e dënuan zonjën Kabas, ndërsa politikanët e opozitës mbrojtën të drejtën e saj për të folur lirisht.

“Fyerja e presidentit të zgjedhur të kombit tonë, me shprehje të shëmtuara e vulgare, është në fakt një sulm ndaj vendosmërisë kombëtare”, shkruante në Twitter Numan Kurtulmus, nënkryetar i partisë në pushtet.

Kryetarja e partisë opozitare, Meral Aksener, përdori një hashtag në mbështetje të gazetares Kabas. “Kjo mendësi do të iki dhe drejtësia do të vendoset sërish në Turqi”, shkruante ajo.

Fyerjet ndaj presidentit janë shkelje që mund të çojnë në një dënim maksimal prej katër vitesh burg.

Sipas shifrave të Ministrisë së Drejtësisë që nga viti 2014, janë ngritur më shumë se 35,500 padi për fyerje të zotit Erdogan, duke rezultuar në rreth 13,000 dënime.

Turqia ndodhen nën trysni ndërkombëtare për të ndryshuar ligjin. Në tetor, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut tha pas arrestimit të një personi në vitin 2017, bazuar në ligjin e fyerjeve, se autoritetet kishin shkelur lirinë tij të shprehjes.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

29 minuta ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

14 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

20 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

22 orë ago