KRYESORE

Gërvalla në Këshillin e Sigurimit ia përmend Vuçiqit deklaratën: “Për një serb të vrarë, do t’i vrasim 100 myslimanë”

Gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, shpalosi të arriturat dhe vështirësitë, me të cilat përballet Kosova, duke theksuar se shteti ynë ka bërë progres të dukshëm në çështjen e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përparime të tjera.

Ajo po ashtu u shpreh që ka arsye të jetë optimiste se Kosova do të jetë anëtare e radhës e Këshillit të Evropës dhe se këtë vit do të aplikojnë për anëtarësim në BE.

Gërvalla po ashtu adresoi kritika ndaj Serbisë dhe presidentit Vuçiq, duke përmendur këtu faktin e reagimeve të tij pas vendosjes së reciprocitetit nga ana e Kosovës për letërnjoftime dhe çështjen e targave.

“Më 2011, Serbia është pajtuar për lirinë e qarkullimit, por ajo e vazhdoi edhe për 10 vjet, duke mos i njohur dokumentet tona dhe na detyroi për ta marrë vendimin e reciprocitetit. Ky nuk ishte agresion”.

“Kur Kosova tregoi që do të fillojë reciprocitetin me Serbinë për letërnjoftime, Vuçiq kërcënoi me dhunë. Kërcënimi për stabilitet erdhi nga njëra anë, pra nga Serbia. Kosova vetëm ka insistuar që Serbia t’i qëndrojë marrëveshjes që e ka nënshkruar. Kosova nuk e ka kërcënuar askënd”.

Ministrja Gërvalla po ashtu e përmendi faktin se Vuçiq ishte ministër i propagandës i Sllobodan Millosheviqit gjatë gjenocidit serb në Kosovë dhe se për këtë ai nuk ka kërkuar falje asnjëherë dhe vetëm ka vazhduar t’i përkrahë krimet serbe.

Ajo po ashtu kujtoi fjalë për fjalë edhe deklaratën e famshme të tashmë presidentit serb gjatë vitit 1995, ku në parlament kishte thënë se “për secilin serb të vrarë, ne do t’i vrasim 100 myslimanë”.

“Ky është kërcënim ndaj paqes”, theksoi mes tjerash Gervalla.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

7 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago