POLITIKE

Gërvalla në KS të OKB’së: Vuçiq po e kërcënon Kosovën me luftë, ekstremistët serbë po sulmojnë bashkëvendasit e tyre që po i ndrrojnë targat

Kryediplomatja Donika Gërvalla, ka përfaqësuar sonte Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila po mbahet në New York, në kuadër të raportimit të rregullt gjashtë mujorësh për Kosovën.

Para anëtarëve të OKB’së, Gërvalla foli për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke paralajmëruar për një kërcënim të mundshëm nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në fund të muajit tetor, kur edhe përfundon afati për ndërrimin e targave në RKS, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Dua t’i adresoj disa kërcënime serioze ndaj stabilitetit dhe paqes në rajon. Më i afërmi është eskalimi i Vuçiqit, i cili po kërcënon Republikën e Kosovës për në fund të tetorit. Në fund të këtij muaji përfundon periudha kalimtare për zëvendësimin e targave të paligjshme në të ligjshme. Tashmë 90 për qind e pronarëve të veturave kanë zëvendësuar targat e tyre të paligjshme me ato të ligjshme. Ekziston një pakicë prej 10 për qind që kanë ende dy javë për t’u regjistruar”, theksoi kryediplomatja Gërvalla në mbledhjen e Këshillit të OKB’së.

Gërvalla tha se disa serbë ekstremistë po e pengojnë seriozisht procesin e zëvendësimit të targave, duke sulmuar bashkëvendasit e tyre serbë në Kosovë të cilët po i ndërrojnë targat nga të paligjshme në ato të ligjshme.

“Serbët ekstremistë po ndjekin dhe frikësojnë brutalisht bashkëqytetarët që po u binden ligjit, madje edhe po ua djegin veturat disave që tashmë kanë ndërruar targat. Është gabim i madh për UNMIK-un që t’i shtyp këto fakte dhe, në këtë mënyrë, të mos i ndihmojë qytetarët kundër ekstremistëve”, tha ajo.

Gërvalla i bëri thirrje Këshillit të OKB’së që t’i kërkojnë Serbisë t’i ndalojë këto nxitje për dhunë e përçarje.

“Ne i bëjmë thirrje Këshillit dhe komunitetit ndërkombëtar që t’i kërkojnë Serbisë që ta ndalojë kursin e rrezikshëm të përpjekjes për të nxitur përçarje dhe dhunë përsëri, në fund të këtij muaji.”

Në fund, kryediplomatja Gërvalla falënderoi aleatët e Kosovës të cilët janë gjithmonë të gatshëm të intervenojnë për t’i zbutur tensionet në vend.

“Ne jemi mirënjohës që KFOR-i, NATO-ja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë janë të gatshëm të ndihmojnë vendin tonë për të zbutur tensionet e nxitura nga ekstremistët serbë dhe Z. Vuçiq, siç bënë në vitin 2021, dhe përsëri këtë vit”, tha Gërvalla.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

8 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago