POLITIKE

Gërvalla për mediumin publik gjerman: Do të ketë luftë nëse ndërkombëtarët e tolerojnë Serbinë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka paralajmëruar luftë, në rast se, siç ka thënë ajo, komuniteti ndërkombëtar vazhdon qasjen e njëjtë ndaj Serbisë.

Gërvalla i tha mediumit publik gjerman, Deutschlandfunk se Serbia dëshiron ta detyrojë Kosovën të negociojë për çështje territoriale në dialog.

“Nëse komuniteti ndërkombëtar i toleron veprimet e Serbisë, do të ketë luftë”, tha aj. Serbia dëshiron të krijojë fakte për ta detyruar Kosovën të negociojë çështjet territoriale në Bruksel. Gërvalla thotë se BE-ja duhet të ngrijë statusin e Serbisë si vend kandidat.

Deklaratat e Gërvallës vijnë një javë pas sulmit të armatosur në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe më pas Policia u desh t’i eliminojë tre terroristë. Tash, NATO do ta shtojë praninë në Kosovë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së fundmi tha se Serbia vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj Kosovës. Qeveria në Beograd po përpiqet të zbatojë një “model të Krimesë”, tha ajo, duke aluduar në aneksimin e vitit 2014 nga Rusia në Ukrainë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

53 minuta ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

20 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago