Gërvalla rrëzon propozimin e Ramës: Para se të japë këshilla, të konsultohet me ne

Zëvendës kryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla dha një deklaratë për kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se para se të japë rekomandime duhet të konsultohet me politikanët e miqtë nga Kosova.

“Kryeministri shqiptar para se të japë rekomandime duhej të këshillohej me politikanë e miq, që të nxirrte konkluzione. Gjë që nuk ka ndodhur”, u shpreh Gërvalla.

“Nuk ka asnjë dilemë që institucionet janë të afta për të ruajtur sovranitetin. Policia e Kosovës nuk ka qenë hakmarrëse, as ndaj terroristëve, as ndaj manastirit, por përkundrazi, kanë shkuar në shtëpitë e qytetarëve dhe u kanë dhënë ushqim. Nuk ka asnjë dilemë. Janë të afta institucionet të mbrojnë sigurinë e vendit”, tha zv kryeministrja në Top Channel.

“Pozitë dhe opozitë duhet të jemi unikë nga ajo që kërkojmë nga ndërkombëtarët, në mënyrë që t’i realizojmë së bashku”, shtoi ajo.