POLITIKE

Gëzim Kelmendi: Nuk kam besuar që kryeministri Kurti do t’i bëj aq shumë argat Serbisë

Edhe kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi është dëshpëruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se nuk e kishte besuar se do ia bënte kaq shumë argatin Serbisë.

Kelmendi ka shkruar në Facebook se Kurti po e luan argatin e Serbisë, duke thënë se për këto 70 ditë qeverisje të tija është bërë tamam argat i serbëve.

Ai ka numëruar disa nga veprimet e kësaj Qeverie që aludon me kryerje të disa punëve të Serbisë.

Postimi i plotë:

Nuk kam besuar që kryeministri Kurti do t’i bëj aq shumë argat Serbisë!

Kur kryeministri Kurti i kishte thënë ish-kryeministrit Mustafa argat i Serbisë, si duket e paska xhelozu dhe ia paska pasë lakmi.

Kryeministri Kurti për këto 70 ditë të pushtetit të tij, ia bëri një argat të mirë Serbisë.

Serbia pas pushtimit ekonomik po e pushton edhe mjekësinë e Kosovës!
Pas heqjes së taksës, Serbia arriti që t’i eksporton në Kosovë rreth 12 milion euro mallra të ndryshme.
Ndërsa ditëve të fundit Serbia ka filluar ta pushtoi edhe shëndetësinë e Kosovës.
Prej fillimit të pandemisë COVID-19, në Kosovë ka arritur numër i madh i përsonelit shëndetësor nga Serbia.
Vetëm dje kanë hyrë në Kosovë dhjetëra vetura dhe autoambulanca nga Serbia.

Mos t’i harrojmë 1000 testet e famshme nga Serbia që i pranoi qeveria Kurti, teste këto që e shpallën Serbinë shpëtimtare të Kosovës në sytë e opinionit ndërkombëtar.

Në fund për Serbinë, qeveria Kurti kishte pregaditur edhe” qershinë mbi tortë”.
Ish- këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkelzen Gashi kishte akuzuar për më shumë se 10 vite UÇK-në për krime lufte.
Por këto akuza të tij në drejtim të UÇK-së nuk ishin pengesë që ai të emërohej këshilltar në kabinetin e kryeministrit Kurti. Edhe pasi që ai u emërua këshilltar në kabinetin e Kurtit, vazhdoi me avazin e njejtë duke akuzuar UÇK-në.
Akuzat e tij në drejtim të UÇK-së bënë jehonë në Serbi.
Dhe vetëm pas presionit të madh kosovar, kryeministri Kurti e liroi nga detyra këshilltarin e tij me fjalë miradie për të, por nuk e dënoi gjuhën dhe nuk u distancu nga gjuha e këshilltarit të tij.

Thënë të drejtën, nuk kam besuar që kryeministri Kurti do t’i bëj aq shumë argat Serbisë!.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

17 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

22 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago