Gazeta kineze “Global Times” ka transmetuar se arkeologët kanë gjetur 15 fosile në vendin Guanyintang, afër qytetit Yiwu.
Burimi i njëjtë lajmëron se janë gjetur disa vezë të veçuara, dhe disa në grupe.
Të gjitha janë dërguar ekipit të ekspertëve të Muzeut të qyteti në Yiwu për analiza të mëtutjeshme.
Përfaqësuesi i Muzeut Zhejiang dhe historiani Du Tianming ka thënë se analizat preliminare zbulojnë se bëhet fjalë për fosile të vjetra 80 milionë vjet.
“Fjala është për zbulimin arkeologjik rrallë të parë i cili është me rëndësi për projektet e ardhshme hulumtuese”, ka thënë Du.
Në parkun e njëjtë arkeologjik në fshatin Guanyintang edhe më herët janë gjetur gjurmët e dinozaurëve. Fosilet më të vjetra të këtij lloji të zhdukur janë gjetur në provincën Hebei dhe bëhet fjalë për fosilet e vjetra 130 milionë vjet