Një numër i madh i të rinjve në Kosovë nuk kanë informacion se çka shënon 12 qershori në historinë e vendit.
Të intervistuarit nga Klan Kosova, që ishin kryesisht më pak se 22 vjeç, nuk e dinë se në këtë datë Kosova u çlirua nga okupatori serb, pas hyrjes së forcave të NATO-s në zonat e vendit.
Megjithëse ata që u përgjigjen janë pjesë e sistemit të arsimit parauniversitar, ku vetëm një ditë më parë një orë mësimore i është kushtuar paqes së fituar më shumë se dy dekada më parë, ata thanë se nuk kanë dëgjuar për këtë datë.
Madje për nder të 12 qershorit, e hëna është caktuar edhe ditë pushimi për shkollat e vendit.