Gjermanët kanë rritur më tej kursimet e tyre në vitin e kaluar, kështu që pasuria e tyre është rritur në një rekord prej 7.7 miliardë euro, tha DZ Bank.
“Arsyeja kryesore e rritjes së pasurisë monetare të qytetarëve gjermanë janë sërish kursimet rekord”, tha Michael Stappel, ekonomist në DZ Bank.
Ai thotë se shkalla e kursimeve në vitin e kaluar, edhe pse ka rënë në krahasim me vitin 2020, ka qenë ende e lartë 15 për qind.
Kjo do të thotë se qytetarët e Gjermanisë kanë kursyer 15 euro për çdo 100 euro që kanë në dispozicion.
Shuma rekord prej 7.7 trilion euro përfshin kursimet klasike të parave, letrat me vlerë dhe të arkëtueshmet nga sigurimet.
Një valë rekord kursimesh filloi në vitin 2020 me shfaqjen e shenjave të para të pandemisë koronavirus.
Në vitin 2020, shkalla e kursimeve ishte edhe më e lartë në 16.1 për qind.
Vitin e kaluar, tendenca e masave shtrënguese u lehtësua gjatë muajve të verës, kur pandemia dukej se ishte në rënie.
“Sidoqoftë, ndjenja e konsumatorit ra në vjeshtë, me shenjat e para të një vale të re pandemike dhe masave mbyllëse,” tha Stappel e DZ Bank, banka ombrellë e të gjitha bankave Volks dhe Raiffeisnen në Gjermani.
Rritja e mjeteve monetare shpjegohet edhe me gatishmërinë më të madhe të gjermanëve për të investuar në letra me vlerë.
“Duke pasur parasysh normat e ulëta dhe madje negative të interesit për kursimet, më shumë qytetarë guxuan të investojnë në aksione vitin e kaluar”, përfundon Stappel.