POLITIKE

Gjermania: Çështja e Kosovës të mos jetë “mollë sherri” për gjithçka

Në Samitin në Berlin, që pritet të mbahet të enjten, pritet që Kosova dhe Serbia të marrin mesazhe të qarta nga kancelari gjerman Olaf Scholz, ka shkruar Deutsche Welle të mërkurën, bazuar në deklaratat e një zyrtari të lartë gjerman.

Learn moreSkip AdAdvertisement
Gjermania dhe Franca aktualisht po bëjnë presion diplomatik që të dyja vendet të pajtohen me propozimin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve.

“Sot nuk ka më vend për konflikte të tilla, me potencial shpërthyes, siç është ai midis Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë zyrtari.

Sipas tij, këto janë pritjet e qarta edhe të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

“Status quoja është e papranueshme. Nuk mund të vazhdohet kështu që statusi të kthehet në ‘mollë sherri’ për çdo çështje”, ka vazhduar ai.

Sipas tij, kjo është arsyeja edhe se përse Gjermania dhe Franca kanë dalë me një plan konkret për dialogun. Sipas deklaratave fillestare nga Serbia, plani parashikon që Serbia, pa pasur nevojë të njohë shtetësinë e Kosovës të hapë rrugë për anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare, sidomos OKB, dhe në këmbim të marrë përfitime ekonomike dhe një anëtarësim më të shpejtë në BE. Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se plani franko-gjerman më shumë i përafrohet kërkesave të Serbisë sesa Kosovës.

Telashet Kosovë-Serbi janë ndër pengesat kryesore në Procesin e Berlinit. Që kur u iniciua Procesi i Berlinit, në vitin 2014, nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel, është jetësuar vetëm heqja e tarifave roaming. Katër marrëveshjet e mobilitetit të arritura në samitin hibrid të Sofjes, në nëntor 2020, mbetën të bllokuara për shkak të mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës. Të enjten pritet që të nënshkruhen tri marrëveshje, për lëvizje të lirë të qytetarëve, njohje diplomash e njohje të kualifikimeve profesionale. Qeveria e Kosovës nuk ka treguar se si i ka tejkaluar dallimet me Serbinë për ta arritur marrëveshjen./DW


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

8 minuta ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

1 orë ago
  • POLITIKE

“Mesazh i koduar nga Vuçiç?!”, Presidenti serb: E dimë çfarë kanë kazermat në Shqipëri dhe Kosovë

Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

12 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

14 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

15 orë ago