KRYESORE

Gjermania, strategji të reja për të marrë punëtorë të kualifikuar

Qeveria e kancelares Angela Merkel diskutoi të hënën me zyrtarët gjermanë të biznesit dhe të sindikatave strategjitë për tërheqjen e punëtorëve me aftësi profesionale nga jashtë Bashkimit Evropian, në kushtet kur vendi po përpiqet të zgjidhë çështjen e mungesës së profesionistëve të kualifikuar.

Zonja Merkel u tha gazetarëve se qasja e qeverisë së saj ndaj problemit do të ishte më shumë trajnime për gjermanët dhe tërheqja e më shumë njerëzve të kualifikuar nga vendet e tjera të BE-së.

Por, duke e ditur se vetëm kjo do të ishte e pamjaftueshme, Gjermanisë i duhet të sjellë punëtorë nga jashtë BE-së, tha ajo. Për këtë, Gjermania do të duhet t’ua lehtësojë punëtorëve të kualifikuar marrjen e vizave për të filluar sa më shpejt në vendet e reja të punës. Ajo tha gjithashtu se duhet punuar që Gjermania të shihet si një vend tërheqës për t’u sistemuar.

“Nuk jemi ne të vetmit që kërkojmë punëtorë të kualifikuar në botë,” tha ajo. “Në këtë fushë ka një konkurrencë të madhe.”

Legjislacioni që do të hyjë në fuqi më 1 Mars do t’ua bëjë më të lehtë shtetasve jashtë BE-së të marrin viza për të punuar dhe për të kërkuar punë në Gjermani.

Lehtësitë që aplikohen aktualisht për të diplomuarit e universiteteve po zgjerohen tani tek emigrantët me kualifikime profesionale dhe njohuri të gjuhës gjermane.

Sektorë të tillë si teknologjia e informacionit dhe infermieria kanë nevojë për vende pune.

“Shumë kompani në Gjermani kërkojnë urgjentisht punëtorë të aftë, madje edhe në një kohë kur ekonomia është dobësuar,” thotë Eric Schweitzer, president i Shoqatës së Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Gjermane. Për më shumë se gjysmën e kompanive, mungesa e punëtorëve të aftë është aktualisht rreziku më i madh për biznesin.”

Ingo Kramer, kreu i Konfederatës së Shoqatave Gjermane të Punëdhënësve, thotë se rreth 430,000 migrantë që erdhën si azilkërkues që nga viti 2015, tani janë në punë, kështu që nuk do të ishte e paarsyeshme të shpresohet që vendi të mund të punësojë të paktën 100,000 vende pune në vit, duke kërkuar në mënyrë aktive profesionistë nga jashtë.

“Procesi duhet të ecë shpejt, të mos jetë i gjatë dhe burokratik,” tha ai.

Ai shtoi se nëse Gjermania dëshiron që këta punëtorë të qëndrojnë, “është e rëndësishme që ata të ndjehen në Gjermani si në vendin e tyre”.

Sipas propozimeve që dolën nga takimi i së hënës, qeveria shpreson të rrisë përdorimin e portalit të saj informativ “Make it in Gjermany” (“Arrijeni suksesin në Gjermani”) për punëtorët e kualifikuar.

Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier tha se qeveria dhe grupet e biznesit kishin rënë dakord gjithashtu të krijojnë projekte pilot me disa vende, si India, Brazili dhe Vietnami.

Ministri i Jashtëm Heiko Maas premtoi të rrisë aftësinë e ministrisë së tij për të përpunuar vizat dhe për të dixhitalizuar procesin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

4 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

8 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

9 orë ago