BOTA

Gjermania vendos trupat e saj në vijën e zjarrit, rritet frika se Putin do të sulmojë NATO-n

Pushtimi rus i Ukrainës po e shtyn Gjermaninë të bëjë diçka të paprecedentë – të bazojë përgjithmonë mijëra trupa vetëm rreth 100 kilometra nga kufiri me Rusinë dhe pikërisht në vijën e zjarrit nëse Kremlini ndonjëherë fillon një sulm në territorin e NATO-s.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ishte në Vilnius të hënën për të nënshkruar një marrëveshje me homologun e tij lituanez, Arvydas Anušauskas, për të forcuar kushtet në të cilat 4 mijë e 800 trupa gjermane plus 200 civilë do të vendosen në vendin baltik.

“Me këtë brigadë të gatshme për luftë, ne po marrim një përgjegjësi udhëheqëse këtu në aleancë dhe në krahun lindor të NATO-s”, tha Pistorius.

Gjithashtu Pistorius tha se porosia për zëvendësimin e tankeve ka përfunduar — dhe pasi të ndërtohen, ato do të dërgohen direkt në Lituani.

Ministri gjerman paralajmëroi përshkallëzimin e kërcënimeve ruse deri në fund të dekadës, duke u kërkuar vendeve evropiane të forcojnë industritë e tyre të mbrojtjes dhe të përshtaten me ndryshimet gjeopolitike.

Ai theksoi nevojën urgjente që vendet e Bashkimit Evropian të forcojnë industritë e tyre të mbrojtjes në përgatitje për sfidat e mundshme, veçanërisht në dritën e mundësisë së angazhimit të reduktuar të SHBA-ve në kontinent.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

49 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

1 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

3 orë ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

3 orë ago
  • KRYESORE

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…

6 orë ago