Pas gjobave për përdorimet e simboleve kombëtare Anëtari i Këshillit të Qytetit të New Yorkut, shqiptari nga Mali i Zi, Mark Gjonaj, i ka dërguar letër presidentit malazez, Milo Djukanovic ku ka shprehur shqetësimin për aksionet e policisë malazeze drejtuar popullatës shqiptare nga Mali i Zi. Kjo për arsye të diskriminimit dhe ngacmimit të popullatës shqiptare për përdorimin individual të simboleve kombëtare siç është flamuri shqiptar, raportin 21Media.
Gjonaj përmend edhe rastin e fundit të arrestimit të Irfan Domnorit, gjobitjes së tij me 300 euro, dhe ndalesës për të hyrë në Malin e Zi për 30 ditë. Gjonaj kërkon nga presidenti malazez që ai dhe parlamenti malazez të nisin një hetim dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm kundër individëve apo departamenteve përgjegjëse. Ai në letër shkroi se veprimet e policisë malazeze po dëmtojnë marrëdhëniet mes Qeverisë malazeze dhe qytetarëve shqiptarë në Malin e Zi, por edhe në Shqipëri.
Gjonaj deklaroi se në 107 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët anëembanë botës, përfshirë edhe në Malin e Zi, do të valëvisin me krenari flamujt e tyre kuq e zi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…