POLITIKE

Gjukanoviç: “Abazoviçin do ta gjykojnë votuesit, gjyqi dhe historia”

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç, ka thënë se kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është duke ndjekur politika në kundërshtim me interesat e shtetit malazez.

Për një gjë tillë, tha presidenti Gjukanoviç, “Abazoviç do të gjykohet nga votuesit, gjykatat dhe historia”.

Në një deklaratë për gazetën “Autonomija” të Vojvodinës, presidenti malazez tha se Malit të Zi iu dha një shans për të përparuar në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe shtoi se ky shans është gjithashtu një rrugë drejt anëtarësimit në BE.

“Është logjike që Mali i Zi të jetë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së, sepse në rrjedhën aktuale të negociatave është shumë më përpara se të gjitha vendet kandidate. Përveç kësaj, nuk ka dyshime gjeopolitike, sepse ka harmonizuar politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE-në për disa vite”, ka thënë Gjukanoviç.

Por, nëse Mali i Zi do të përfitojë nga ky shans, krejt kjo varet nga performanca e qeverisë dhe organeve të tjera shtetërore të shtetit.

“Në këtë punë, aleati ynë nuk mund të jetë inferior ndaj iluzioneve se ky shans nuk është shumë i mundshëm dhe se BE-ja do të ndryshojë shpejt mendjen pasi të mësohet me luftën në Ukrainë”.

Ndër të tjera, ai tha se alternativa e rrugës evropiane është e njohur dhe se kjo nënkupton një ngecje edhe më të thellë prapa nivelit evropian të zhvillimit ekonomik, demokratik dhe shqetësimeve të shpeshta të stabilitetit rajonal.

Për Gjukanoviç-in, kjo është arsyeja pse ai ishte kaq kritik ndaj manovrës së qeverisë për ta marrë me kaq nguti temën e nënshkrimit të Marrveshjes me Kishën Ortodokse Serbe (KOS) në dritën e prioriteteve të dakorduara më parë, të cilat kanë të bëjnë me dinamikën e mirë në rrugën evropiane.

Ai tha se si në Mal të Zi ashtu edhe në shtetet fqinje ka shumë nga ata që nuk duan ta shohin Malin e Zi si vend stabil, civil, të begatë dhe anëtar të BE-së.

“Me këtë manovër të qeverisë ata morën një dhuratë nga ëndrrat e tyre historike. Cilido qoftë motivi për këtë, asnjë organ shtetëror apo individ nuk do të mund të shmangë përgjegjësinë historike”.

Sipas tij, në kontratën me KOS-në ka shumë gjëra të kontestueshme, para së gjithash për shkak se ajo u miratua shpejt dhe “pas shpinës së opinionit”, pastaj “falsifikimet historiografike me të cilat qëndron KOS-ja, si instrumenti më i egër i nacionalizmit serbomadh dhe imperializmi rus në Ballkan, po përpiqet të ndihmojë vjedhjen e historisë malazeze”.

“Dhe më lejoni të përsëris – Qeveria e Malit të Zi po përpiqet të legjitimojë gjithë atë shkatërrim të Malit të Zi”, ka thënë mes tjerash Gjukanoviç.

Ai gjithashtu e vlerësoi projektin “Open Balkan” si “shumë kontrovers”, ngase, siç vlerësoi ai, “është një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së”.

“Ne nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për anëtarësim në BE”.

“Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimeve kufitare, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe, këtë herë në ‘botën serbe’. Dhe vazhdon, automatikisht, me të njëjtit zullumqarë të shtetit të madh”.

Gjukanoviç vlerësoi se qëllimi i autorëve të idesë së Ballkanit të Hapur është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se kjo do të përfundonte me “luftë dhe njëfarë gjenocidi”.

I pyetur për të komentuar deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili pas vizitës së tij në Beograd deklaroi se me atë “vizitë historike” arriti të “rivendos” marrëdhëniet mes dy vendeve, Gjukanoviç mendon se “nëse një vizitë mund të rivendosë marrëdhëniet e kontaminuara për gati dy shekuj, atëherë çdo vizitë mundet”.

Sipas tij, Serbia ka pasur një “rol hegjemonik” në Ballkanin Perëndimor për dy shekuj, i cili “është i mbështjellë në mënyrë transparente në shqetësimin e Beogradit zyrtar për kërcënimin e serbëve në rajon”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

9 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

12 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

12 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

13 orë ago