Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka deklaruar se anëtarësimi i Malit të Zi në nisëm “Ballkani i Hapur” është kthim nën “Serbinë e Madhe”.
“Është një agresion i poshtër”, ka thënë fillimisht Gjukanoviç teksa po fliste për nismën “Ballkani i Hapur”, që sipas tij “donte ta nxirrte Malin e Zi nga plejada politike evropiane dhe euroatlantike dhe ta kthente nën ‘Serbinë e Madhe’, nën ombrellën e sigurisë së ‘Rusisë së Madhe’”.
Ai shtoi se Qeveria e Malit të Zi, në krye me Dritan Abazoviç-in, ka komprometuar Malin e Zi si vend anëtar i NATO-s përmes rrjedhjes së pakontrolluar të të dhënave të sigurisë dhe ka mirëmbajtur rrjetin serbo-rus në Mal të Zi.
“Gjatë periudhës së fundit, ne pamë përpjekjet e dëshpëruara të qeverisë së re për të çmontuar plotësisht sistemi i sigurisë, duke përfshirë Agjencinë Kombëtare të Sigurisë si institucionin më të rëndësishëm të sistemit të sigurisë, për të ruajtur rrjetin serbo-rus në Mal të Zi dhe për të mbrojtur përfaqësuesit e qeverisë së re nga keqbërjet e tyre kriminale”, nënvizoi shefi i shtetit gjatë fjalimit të tij në kuvendin e koalicionit të Plavës për zgjedhjet lokale.
Presidenti malazez ka folur edhe për ngritjen e tensioneve nacionaliste në Ballkanin Perëndimor,
“Nacionalistët kanë ngritur sërish kokën”, theksoi Gjukanoviç duke shtuar se “ajo që po ndodh në skenën globale përmes përshkallëzimit midis Lindjes dhe Perëndimit, dhe veçanërisht nën dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, është shans i ri për ta”.
“Ata nuk arritën në përfundimin se politikat nacionaliste dështuan përfundimisht në vitet ’90, por se nuk ia dolën asokohe sepse mjedisi ishte i pafavorshëm dhe se tani po u krijohet një shans i ri”, përfundoi ai.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…
Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…
Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…
Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…