POLITIKE

Gjukanoviq sulmon ashpër Serbinë dhe Kishën serbe, Mali i Zi nuk mori pjesë në luftërat e viteve të 90-ta

Presidenti malazez Gjukanoviq ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe (SPC) për fashizëm klerik, ndërsa Serbinë e quan jo-stabile dhe Rusinë akuzon se e mbështet Serbinë në këtë, shkruan “Pravda”.

“Serbia kurrë nuk e ka pranuar pavarësinë e Malit të Zi dhe nuk është pajtuar me atë, ajo vendin tonë e sheh pjesë të botës serbe” tha presidenti malazez, duke akuzuar SPC për fashizëm klerik.

Ai këtë e tha në konferencën “Ballkani perëndimor” Çelës i enigmës së sigurisë evropiane” që po mbahet në Sllovaki.

Gjukanoviq tha se është me rëndësi analiza e raporteve të Serbisë me Malin e Zi dhe vendeve tjera të regjionit. “Ky është raport tradicional ku Serbia nuk e pranon pavarësinë e Malit të Zi. Këtë mund ta konfirmojë për kohën që jam në politik edhe me hulumtime nga dokumentet historike të shekullit 19” .

“Roli i Serbisë në regjion është potencialisht destruktiv sepse ajo i është kthyer politikës së viteve 90-të”, tha ai.

“Serbia është aty për të mbrojtur interesat e serbëve kudo që janë, kjo është politikë dhe gabim sikur Millosheviq, ne e dimë çfarë ndodhi në Bosnje” tha ai, duke shtuar se “nuk mundet përzierja në punët e brendshme të një vendi të jetë legjitime”.

“Më vjen keq se Serbia po përsërit gabimet e njëjta dhe kam frikë se ka potencial real për jo-stabilitet dhe këtë Serbia e bënë duke u mbështet në Moskën”, tha Gjukanoviq.

Ai akuzoi SPC për manipulim rreth Ligjit për besime, ndërsa shtoi se vendi i tij kishte strehuar 120 mijë të zhvendosur dhe pavarësinë e arriti pa luftë.

“Kemi rastin që SPC në Malin e Zi është aktor në politikë, bartës të ideologjisë retrograde, njëjtë si nacionalizmi klerik dhe fashist. Nuk kemi harruar vitet 90-të, kur SPC shkonte para ushtrisë dhe janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë. Kisha është armë e rrezikshme në duart e nacionalistëve”, tha ai

Kisha Serbe është e lidhur me Kishën Ruse. “E dimë në çfarë mase ajo kishë punon për interesin rus. Mendoj se këto janë pjesë të mozaikut që rrëzon sistemin vlerave evropian dhe shoqërisë”, tha Gjukanoviq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

4 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

23 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago