Sali Berisha, kreu demokrat rifitoi lirinë këtë të mërkurë pas vendimit të gjykatës për masën e sigurisë, por Prokuroria e Posaçme duket se nuk do të tërhiqet.
A2 CNN mëson se pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Ndërkohë, seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.