Avokati Flamur Abdullahu ka bërë të ditur se Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur sot që kompanisë “Visametric” t’i ndalohet pagesa prej 30 euro, si tarifë për kthim të pasaportave, kur qytetarët aplikojnë për viza në ambasadën e Gjermanisë në Kosovës.
Avokati Abdullahu ka thënë se vendimi është marrë pas padisë që ai e ka bërë ndaj kompanisë.
Ai, gjithashtu, e ka publikuar edhe vendimin e gjykatës në llogarinë e tij në Faecbook.
““Për këtë 9 Maj – Dita Evropës po ju njoftoj që Gjykata Komerciale, në të dyja shkallët, ka dhënë vendim që i ndalon kompanisë Visametric L.L.C. që të detyrojë aplikantët të paguajnë shërbimin postar për kthim të pasaportës kur aplikojnë për viza në Ambasadën Gjermane. Detyrimi i aplikantëve për të paguar postën është vetëm një zhvatje më shumë që i bëhet qytetarëve të Kosovës në aplikime për viza që nga pas lufta. Vlera prej 30 euro për person përbën disa miliona përfitim për kompaninë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Gjithashtu, unë kam ushtruar Padi Kolektive në emër të interesit publik ndaj Visametric L.L.C. për këtë çështje”, ka shkruar ai.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…