BOTA

“Gjykata në Suedi ndalon ekstradimin në Turqi të njërit prej krerëve të FETO-s”

Gjykata e Lartë në Suedi ka ndaluar ekstradimin në Turqi të njërit prej krerëve të organizatës terroriste FETO.

Në lajmin e gazetës “Dagens Juridik” thuhet se nga Gjykata e Lartë është ndaluar ekstradimi i një personi 48-vjeç të cilit në Suedi i është dhënë leje qëndrimi në vitin 2018 dhe për të cilin regjimi i Erdoganit ka kërkuar ekstradim me arsyen se është një nga krerët e FETO-s.

Personi në fjalë për të cilin regjimi e Erdoganit e ka kërkuar ekstradimin është i ashtuquajtur drejtues (imam) i FETO-s për Afganistanin, se është përcaktuar që ka përdorur programin Bylock dhe se në vitin 2018 ka kërkuar nga Suedia azil dhe që nga ajo kohë ka leje qëndrimi dhe pune në Suedi.

Në lajm thuhet se ekstradimi i personit në fjalë drejt Türkiye-s është ndaluar për arsyen se përdorimi i Bylock dhe simpatia e tij për FETO-n nuk përbën krim në Suedi.

Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde në një deklaratë për agjencinë zyrtare të lajmeve TT tha se shpreson që Türkiye të japë leje për anëtarësimin e Suedisë në NATO para vitit të ri por që nuk është e sigurt për këtë.

“Turqi që nga viti 2019 e deri më tani ka kërkuar ekstradim nga Suedia për 16 persona. Kërkesa për 9 prej tyre u tërhoq pasi nuk ndodheshin në Suedi. Gjykata e Lartë vendosi që 4 prej tyre të mos ekstradohen ndërsa 3 persona janë ekstraduar”, tha ministrja Linde.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Deklarata e Erdogan për Fitër Bajram: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump i ashpër me NATO-n: Jeni frikacakë, do ta mbajmë mend

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur

Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shakaja “pa kripë” e Trump “prish” fytyrën e Takaichit! Presidenti i kujton sulmin e Japonisë ndaj SHBA-së

Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

20 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

21 orë ago