LAJME

Gjykata Supreme tregon pse e liroi Naser Pajazitajn nga akuza për vrasjen e Donjetës

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës, ka publikuar arsyetimin për lirimi e Naser Pajazitajt nga akuza për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Trupi gjykues i udhëhequr nga gjyqtarja, Valdete Daka, ka konstatuar se në këtë rast nuk ka prova të drejtpërdrejta të cilat e ngarkojnë të dënuarin, për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, duke shtuar se rrethanat subjektive në këtë rast janë kontestuese. Përkatësisht fakti se a është i pandehuri, kryesi i veprës penale.

“Është pikërisht ky aspekt, që bëri dallimin mes interpretimit të bërë nga gjykata e shkallës së parë dhe të cilin konstatim e kishte pranuar edhe gjykata e shkallës së dytë në njërën anë dhe Gjykatës Supreme të Kosovës në anën tjetër”, shkruan në arsyetimin e Gjykatës Supreme.

“Gjykata Supreme ka konstatuar se në këtë çështje juridiko penale, nuk ka prova të drejtpërdrejta që argumentojnë fajësinë e Naser Pajazitajt, të dënuar për vrasjen e Donjetës, “por vetëm indicie dhe se skema e ngjarjes është ndërtuar duke u bazuar në prova rrethanore, duke u ndërlidhur hallkat e zinxhirit të ngjarjes”.

“Për këtë arsye, për gjykimin e një rasti bazuar në prova rrethanore, gjithmonë është i nevojshëm standardi i vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm dhe i cili përmbushet vetëm atëherë kur përfundimi i nxjerrë nga këto prova është i vetmi përfundim i arsyeshëm që mund të nxjerrët prej provave të paraqitura”.

“Pra, duhet të sigurohen prova që të mbyllet qarku, përkatësisht të përjashtohet mundësia që personat e tjerë të jenë kryes të veprës penale. E në rastin konkret, ky qark nuk është mbyllur”, thotë Gjykata Supreme.

Gjykata Supreme e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për standardin e aplikuar së pari nga ana e Prokurorisë së Shtetit e mbështetur pastaj nga ana e dy gjykatave të dy instancave më të ulëta gjyqësore, të cilat përdorën një standard minimal të të provuarit dhe kundër kësaj “shqiptuan dënim maksimal dhe atë pa një vlerësim dhe analizë të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirëse të provave që ishin në shkresat e lëndës dhe njëkohësisht duke bërë interpretim të gabuar të ligjit penal”.

Por, Gjykata Supreme e gjen fajtor Naser Pajazitajn për dy veprat tjera penale me të cilat ngarkohej njëkohësisht me atë të vrasjes së rëndë.

“Sa iu përket dy veprave penale të mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve, dënimet e shqiptuara në kohëzgjatje prej 1 (një) viti dhe në kohëzgjatje prej 5 (pesë) muaj, janë marr si të vërtetuara dhe dënimi unik është caktuar burgimi në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 3 (tre) muaj (dënim të cilin N.P., e ka kaluar në burg)”, thuhet në dokumentin e publikuar nga Gjykata Supreme, si arsyetim për vendimin e marrë në këtë rast.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

21 minuta ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

19 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago