Diaspora shqiptare ka arritur përmasa historike. Sipas vlerësimeve më të fundit të publikuara nga INSTAT në vitin 2025, numri i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë llogaritet në rreth 2 milionë e 256 mijë e 346 individë, ose afërsisht 49 për qind e totalit të shtetasve shqiptarë.
Publikimi, i realizuar në mbështetje të Strategjisë së Diasporës, synon të japë një pasqyrë sa më të plotë mbi madhësinë dhe profilin socio-demografik të emigracionit shqiptar.
Një nga gjetjet më domethënëse të raportit të INSTAT mbi diasporën shqiptare është profili i saj moshor.
Sipas të dhënave, 77 për qind e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit i përkasin grupmoshës 15-64 vjeç, duke e bërë diasporën një nga segmentet më aktive ekonomikisht të kombit.
Grupmosha 0-14 vjeç përbën rreth 18 për qind të diasporës, ndërsa vetëm 5 për qind janë mbi 65 vjeç.
Kjo strukturë dëshmon se emigracioni shqiptar është kryesisht emigracion pune dhe familjar, dhe jo një emigracion i moshave të treta.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…